ALBtv

ALBtelecom, shërbimin inovativ të ALBtv, televizionin nëpërmjet internetit, e ofron në parametrat më të mira teknike. Paketat e kompletuara të shërbimit televiziv në mënyrë shumë praktike mund të përdoret paralelisht në pajisje si televizor, kompjuter, laptop, tablet dhe telefona të zgjuar. VOD (Video on Demand), pra programet sipas kërkesës është një tjetër aspekt mjaft i mirëpritur nga abonentët e ALBtelecom. Aty, në librarinë personale gjithkush mund të gjejë programin e preferuar, filmin, telenovelën, etj. Tashmë një tjetër koncept vjen me ALBtv: nuk është më nevoja që shikuesi të ndjekë televizionin, por televizioni ndjek shikuesin.

Përditësuar: 28 Shtator 2016