Shërbimi IPTV

ALBtelecom ju ofron eksperiencën televizive interaktive më të mirë të ditëve tona. Vjen me një risi për të gjithë abonentët familjarë duke hedhur në treg shërbimin ALBtv në formë paketash të kombinuara me shërbimin të telefonisë fikse dhe internetit. Tre shërbime në një faturë të vetme.

Shërbimi ynë, jo vetem ofron një gamë të gjerë kanalesh dhe programacioni, apo përfshin kanale në formatin HD, por ai ofrohet nëpërmjet teknologjisë së avancuar IPTV, që e kthen atë në eksperiencën më mbresëlënëse.

Përse duhet të zgjedh ALBtv?
Sepse ALBtv ofron shumë më tepër se platformat e tjera:
• Përmbajtje e shumëllojëshme kanalesh televizive;
• Programacion për të gjithë dhe përmbajtja më e fundit;
• Cilësi shërbimi dhe format HD;
• Shërbime të ndryshme si Video sipas Kërkesës, EPG, etj.;
• Cilësi kujdesi ndaj klientit dhe mbështetje teknike;
• Ofrohet në gjithë Shqipërinë (aty ku ka rrjet fiks ALBtelecom);
• Çmime të përballueshme;
• Ofrohen tre shërbime në një faturë;
• Dekoder falas nëse zgjedh të rrish gjatë me ALBtelecom;
• Mundësi personalizimi menuje dhe zgjedhje përmbajtjeje;
• Jo thjesht TV, po një ekperiencë e re televizive ndërvepruese.
Televizion si asnjëherë tjetër!

ALBtv është një eksperiencë e avancuar televizive interaktive, që ofron kontroll më të mirë, pasi ajo sjell bashkë TV tradicional, Video sipas kërkesës (video on demand), si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.
Video sipas kërkesës (Video on Demand) Një arkivë (bibliotekë) e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes (p.sh. filmat, seritë, dokumentarët, videot e shkurtra, etj). VoD lejon veprimet fast-forward (kalimi para), rewind (kthim pas), ndalim i përkohshëm (pause) siç mund të bëhet me filma në DVD apo MP4.
Guida e programacionit (EPG - electronic program guide) Mund të shikohet informacioni i përditësuar i përmbajtjes së programeve të tanishme dhe të ardhshme. Ajo do t’i mundësojë shikuesit që të levizë, gjejë dhe zgjedhë përmbajtje sipas kohës, titullit, kanalit, llojit, etj., duke përdorur telekomandën e dekoderit
Kodi PIN për kontrollin prindëror (Parental control PIN) Kod sigurie për të mbrojtur nga përdorimi dhe shikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme. Ky kod do të mundësojë edhe shikimin e videove sipas kërkesës, apo edhe kryerjen e transaksioneve të ndryshme.
Personalizimi i menusë (Personalization of EPG) Mundësi për të personalizuar menutë, pamjen apo paraqitjen, apo si shfaqet ndërfaqja EPG, që t’u perputhet dëshirave të klientit.
Format televiziv HD (HD format) Kanale televizive dhe transmetim me cilësi të lartë në formatin dixhital.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016