Çfarë është 4G?

4G është gjenerata e katërt e internetit mobile, që në Shqipëri do të ofrohet nëpërmjet teknologjisë LTE, dhe e cila ofron shpejtësi transferimi të dhënash mesatarisht 5 herë më të lartë se 3G, si edhe 25 herë më të lartë se 2.5G. Në këtë gjeneratë rritet siguria, potenciali, si edhe stabiliteti është më i lartë se 3G.

4g load bar website alb 777x260.jpg

Çfarë përfitoni nga 4G:

  • Ofron shpejtësi më të lartë aksesi në internet, apo transferim të dhënash
  • Garanton cilësi më të mirë shërbimi
  • Bën të mundur përdorimin e shërbimeve multimediale të formateve standarde (interaktivitet mobile, përmbajtje të ndryshme, video, etj). Formatet HD mund të funksionojnë gjithnjë të kushtëzuara në bazë të enkodimeve të bëra
  • Përmirëson cilësinë e shërbimeve ekzistuese
  • Përdor teknologji me IP (për telefoni dhe të dhëna)

Pse duhet të zgjidhni 4G nga ALBtelecom?

Sepse jemi i vetmi operator që mund t’ju garantojë cilësinë më te mirë të internetit!

Sepse kemi shumicën dërmuese të antenave të lidhura me fibër e jemi i vetmi operator që ka në pronesi direkte këtë infrastrukturë!

Vetëm ne mund t’ju ofrojmë shërbime multi access në internet, pra: ADSL/VDSL, Wi-Fi, 2G/3G, e tani edhe 4G!

  1. Shpejtesi më e lartë në shkarkim e në ngarkim
  2. Përdor komunikimin packet switching edhe për telefoninë (si për internetin)
  3. Siguri më e lartë (kontroll dhe garanci), vonesë më e ulet, si edhe humbje më të vogla në sinjal
  4. Nuk ofrohet automatikisht në Roaming
  5. Për ta përdorur si shërbim:

o   Kërkon aparat celular/smartphone të përshtatshëm (të avancuar)

o   Kërkon aktivizimin e shërbimit

o   Kërkon kartë SIM të re

Kur do të ofrohet 4G?

Të gjithë operatorët në treg do të jenë të detyruar ta lançojnë shërbimin duke filluar nga data 1 shtator 2015.

A do ta paguaj më shumë përdorimin e 4G?

Ju garantojmë që shpejtësia do të jetë më e lartë, si edhe do të përdorni shërbime nëpërmjet internetit që nuk ofroheshin më parë. Ndërkohë, ju nuk do të paguani më shumë; vetëm do të përdorni shpejtësi më të lartë për shkarkim e ngarkim të dhenash.

Sa i shpejtë do të jetë 4G e ALBtelecom?

4G do të ofrojë mesatarisht shpejtësi 5 herë më të madhe se 3G e 25 herë më të madhe se 2.5G (e ashtuquajtura EDGE). Nëse ju keni përdorur shërbimin ALBtelecom Wi-Fi të ALBtelecom, keni krijuar një ide të përafërt për çfarë shpejtësie interneti dhe experiencë po flasim. 

A duhet të pajisem me smartphone që suporton 4G sot?

Sugjerojmë të pajiseni sa më shpejt me një smartphone që suporton 4G. Ndërkohë, qëndroni të informuar për ofertat dhe paketat që do t'ju surprizojnë.

 

Shënim:

Vlerat e shpejtësive, apo krahasimet janë bazuar në standardet ndërkombëtare, si edhe në investimet e kryera. Ju ftojmë të ndiqni faqet tona të rrjeteve sociale, apo të na kontaktoni në 123 ose 042200123.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016