Rimbush një Eagle tjetër

“Rimbushja e një numri tjetër” u mundëson të gjithë abonentëve Eagle të rimbushin jo vetëm numrin e tyre, por edhe balancën e numrave të tjerë Eagle me parapagesë.

Rimbushja e një numri tjetër mund të kryhet si nga abonentët me parapagesë, ashtu edhe nga ata me kontratë. Ata mund të hyjnë në menunë Eagle Star *100 # OKdhe më pas shërbimi mund të gjendet nën menunë Shërbime Bazë, për të dyja kategoritë e abonentëve.

Në rastin kur një abonent me parapagesë zgjedh menunë Rimbush Balancën, shfaqen dy nënmenu të tjera: e para, “Numri im”, është e vlefshme për të rimbushur numrin e abonentit që po e përdor shërbimin dhe e dyta, “Numër tjetër”, është e vlefshme për rimbushjen e një numri tjetër me parapagesë.

Në rastin kur një abonent me kontratë do ta përdorë këtë shërbim, ai mund të zgjedhë menunë “Rimbush numër me parapagesë”, që gjendet direkt në kategorinë Shërbime Bazë.

Ky shërbim ofrohet Falas për të gjithë abonentët Eagle.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016