ZMS

Shërbimi “ZMS” është një mënyrë e thjeshtë për të dërguar mesazhe me zë.

Ai i jep mundësinë abonentëve Eagle të komunikojnë më shpejtë, më lehtë, si dhe të shprehin emocionet e tyre me anën e mesazheve zanore. Për të regjistruar mesazhin, ata mund të formojne thjesht yll * të ndjekur nga numri i telefonit. Në këtë mënyrë, abonentët mund të dërgojnë mesazhe vokale te miqtë e tyre pa qenë nevoja ti telefonojne ata, po vetëm duke regjistruar mesazhin që duan tu drejtojnë.

ZMS CMIMI
Krijimi i  ZMS 16.2  leke/mesazh
Per tu pergjigjur ZMS-se 16.2 leke/mesazh
Per te transferuar ZMS-ne 16.2 leke/mesazh
Per te degjuar per here te pare ZMS-ne nga abonentet brenda rrjetit Falas
Per te degjuar per me teper se nje here te njejtin ZMS 8.1 leke/mesazh

 

Tarifat nuk përfshijnë T.V.S.H.

Sherbimi ZMS eshte I aktivizuar automatikisht per te gjithe abonentet Eagle. Per te derguar nje mesazh, perdoruesi formon yll * te ndjekur nga numri I telefonit 067 XX XXXXX. Pas kesaj aboneti mund te lere mesazhin e deshiruar. Koha maksimale e regjistrimit te nje mesazhi eshte 30 sec.


Abonentet Eagle mund te lene  ZMS kundrejt te gjithe operatoreve. Abonentet Vodafone & AMC vetem mund te marrin dhe te degjojne ZMS.


Opsione te tjera te vlefshme gjate krijimit te nje ZMS:

•    Perdoruesi mund te ridegjoje  ZMS duke shtypur 2

•    Te fshije dhe regjistroje perseri mesazhin duke shtypur 3

•    Te planifikoje dergimin e mesazhit ne nje kohe te ardhme duke shtypur 4

•    Te fshije ZMS-ne e regjistruar duke shtypur *

 

Opsionet pas degjimit te mesazhit:

•    Perdoruesi mund ti pergjigjet mesazhit duke shtypur 1

•    Mund ta degjoje perseri duke shtypur 2

•    Te fshije ZMS-ne duke shtypur 3

•    Ta transferoje duke shtypur 4

•    Te ruaj ZMS duke shtypur 5

•    Te largohet nga menuja duke shtypur #

•    Te ndryshoje gjuhen duke shtypur ***1.


Ka dy menyra per te degjuar mesazhin:

•    Mesazhi njoftues informon abonentin  dhe jep instruksione se si te degjohet nje ZMS nepermjet nje numri te gjate te vendosur ne mesazh.

•    Abonenti mund te formoje  *0*  per te marre mesazhet e reja

•    Ose te formoje  *1*  per te degjuar mesazhet e vjetra

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016