Politikat e Privatësisë

I nderuar vizitor,

Mirësevini në faqen zyrtare të shoqërisë Albtelecom sh.a.

Albtelecom sh.a. (“Albtelecom”) është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, me seli në adresën Autostrada Tiranë – Durrës, Km 7, Kashar, Tiranë, me NIUS J61824053N, regjistruar si tatimpagues në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Tiranë, që ofron shërbimet e tij në fushën e komunikimeve elektronike, transmetimeve dhe ritransmetimeve audivizive, formimit profesional etj në përputhje me licensat dhe autorizimet e marra nga autoritetet përkatese shtetërore.

Albtelecom disponon faqen zyrtare të shoqerisë www.albtelecom.al (Faqja Zyrtare)

Me anë të Faqes Zyrtare, Albtelecom transmeton dhe mbledh informacione.

Nëpërmjet Faqes Zyrtare, Albtelecom prezanton shoqërine dhe strukturën e saj, produktet, shërbimet, ofertat, paketat me tarifat dhe benefitet përkatëse së bashku me aktivizimet dhe/ose regjistrimet në to, promocionet e ndryshme, novacionet, rrjetin dhe mbulimin, rrjetin e dyqaneve, shërbimin e klientit etj.

Gjithashtu nëpërmjet faqes zyrtare Albtelecom prezanton dhe ofron mundësi për punësim, internship, praktika, kontakte, paraqitje ankese etj.

Albtelecom e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë. Albtelecom është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.

Me anë të Politikës së Privatësisë, Albtelecom ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë faqen e internetit të Albtelecom, www.albtelecom.al ne lidhje me mënyrën e mbledhjes, perpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.

Të gjithë ju që aksesoni faqen e internetit të Albtelecom, www.albtelecom.al bini dakord me kushtet si vijojnë:

Për vizitorët e faqes www.albtelecom.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me perdorimin e faqes, me klikimet e informacionit, artikujve, seksioneve apo rubrikave në këtë faqe.

Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet Faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.

Qëllimi i mbledhjes se informacionit.

Ky informacion mblidhet për:

  • qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e konsumatoreve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm);
  • qëllime analize për krijimin e produkteve të reja;
  • në funksion të dhe për realizimin e marrëdhënies kontraktore mes Albtelecom dhe pajtimtarit (si psh nëpërmjet aktivizimit dhe/ose regjistrimit në produkte, shërbime, paketa, aksesit online të faturës së shërbimeve etj);
  • për marrjen e qëndrimit dhe/ose pretendimeve të pajtimtarëve në lidhje me produktet dhe shërbimet;

Gjithashtu Ju bëjmë me dije se, me qëllimin për tj’u ofruar një shërbim sa më të mirë dhe per te rritur mundësine e tërheqjes së stafit profesionist e kandidatëve potenciale premtues, në faqen e Albtelecom në disa rubrika si si “Karriera” (Apliko per pune / Apliko per intership), “Kontakte”, etj, Albtelecom ka krijuar forma aplikimi ku kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale.

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtete të tërë informacionin e kërkuar.

Gjithashtu, me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë vetëm për përdorim të brendshëm të Albtelecom.

Albtelecom thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.

Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Albtelecom në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Albtelecom në këtë kuadër, garanton sistem sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 18.03.2014 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

KONTAKT. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@albtelecom.al

LIDHJET. Faqja e internetit e Albtelecom mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter internet, apo që të ridrejton në faqe tjetër interneti. Albtelecom nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat /politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.

TË TJERA. Albtelecom rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Përditësuar: 6 Janar 2017